Akuza të rënda të Mehmetit: Mund të me padisin... - Bota Sot
Akuza të rënda të Mehmetit: Mund të me padisin...

Volejboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Akuza të rënda të Mehmetit: Mund të me padisin...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:36
Akuza të rënda të Mehmetit: Mund të me padisin...

Nuk ka paqe mes drejtorit sportiv të klubit të volejbollit Prishtina F. dhe kryetari të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi. Para pak javësh dukej një paqe mes tyre dhe që i kanë lënë anash hasmëritë sportive, por kjo nuk ndodhi në praktikë! Mehmeti e quan kryetar të kontestuar Ibrahimin. “Vota edhe një herë fuqizojë “hajnit” e kryetarit të kontestuar. Munden të më padisin se janë shumicë në kuvend, që po i akuzojë për keqpërdorime të parasë të taksapaguesve...Po unë haptas po ju them se kuvendarët janë përgjegjës për krejt këto parregullsi që po bëhen në FVK.

Plot 3 vite pritëm të thirret kuvendi punës dhe kryetari i kontestuar të prezantoj RAPORTIN FINANCIAR Për vitet 2016,2017 dhe TM1 dhe TM2 për vitin 2018. Kryetari i kontestuar kishte vendosur që në këtë kuvend të japë vetëm RAPORTIN FINANCIAR për vitin 2017 pa e dhënë arsyetim për RAPORTIN e vitit 2016. Shtrohet pyetja, se si ka mundësi MKRS-ja të ndaj SUNBVENCIONE për një federatë e cila nuk ju ka APROVUA RAPORTI nga kuvendi për vitit 2016 dhe që ka APROVUA RAPORTIN për vitin 2017, kurse kjo federatë është shpërblye nga MKRS-ja për SUBVENCIONET për 2018.

Image

Postimi  i Mehmetit me emerin Mehdi Latif

Kjo është një sistem zinxhiror i “korrupsionit”, federatë, departament, MKRS. Ndoshta Ministri nuk është i njoftuar për këto keqpërdorime, po i bëjë APEL që ti hulumtojë këto dukuri negative që po ndodhin në sportin tonë, heshtja e ministrit të sportit do të jetë një argument se edhe ai është i “involvuar” në parregullsitë e federatës sonë”, akuzon rëndë Mehmeti në një shkrim të postuar n profilin e tij në facebook.

Megjithatë, Ibrahimi asnjëherë nuk merret me Mehmetin! Në fakt,  shtrohet pyetja të Mehmeti, nëse i ka faktet për korrupsion e hajni, përse nuk i dërgon në prokurori dhe ta luftojë këtë keqe. Prandaj, kjo është një çështje që i takon Mehmetit sepse ai më së miri e din këtë ka apo jo korrupsion.  Vetëm ai mund t’i shpjegojë gjithë këto akuza, për faktin se një kohë kanë qenë miq sportiv me Ibrahimin. Mbetet këto akuza të zbardhen, se vërtet ka diçka apo jo! Dikush duhet të jap llogari, për faktin se jo opinioni të mbetet në mjegull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test