Prishtina Volley mobilizohet për fitore

Volejboll

Prishtina Volley mobilizohet për fitore

Nga: K. G. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:01
Prishtina Volley mobilizohet për fitore

Klubi i volejbollit Prishtina Volley mobilizohet për fitore në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës. Ekipi kryeqytetas në hapje ndeshet me Shpellën e Gadimes. Vendasit janë favoritë dhe presin tri pikë.

“Ndeshja Prishtina Volley - Shpella zhvillohet të dielën, me 7 tetor 2018, në palestrën e Fakultetit të Kulturës fizike dhe sportit, sipas këtij orari: Seniorët - 14:00 dhe juniorët: 15.30”, bëhet e ditur nga klubi prishtinas. Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, është optimist para kësaj sfide dhe synimi i tij është kreu i tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat