Prishtina F. tregon ‘muskujt’, Skenderaj me vështirësi - Bota Sot
Prishtina F. tregon ‘muskujt’, Skenderaj me vështirësi

Volejboll

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Prishtina F. tregon ‘muskujt’, Skenderaj me vështirësi

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:07
Prishtina F. tregon ‘muskujt’

Ka filluar Kampionati i ri i Kosovës në volejboll si në konkurrencën e meshkujve po ashtu edhe të femrat. Prishtina F. pas rikthimit në elitë, ia doli të startoi me fitore si mysafirë me rezultat 3:1 (18:25, 25:17, 25:19, 25:14)  kundër Feronikelit. 

Kryetrajnerja Ganimete Gërbovci në hapje të edicionit me ekipin e saj, tregoi ‘muskujt’ dhe konfirmoi se do të jenë ndër skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit.

Në Superligën e femrave u zhvillua edhe takimi mes të M-Technologie nga Prishtina dhe Skenderajt, e cila përfundoi me fitoren e skenderajasve me 2:3 (25:17, 20:25, 22:25, 25:23, 12:15. Një fitore e vështirë për vashat e kryetrajnerit Ylli Kadriu, por shumë domethënëse, kurse prishtinaset ishin të pafat. Te meshkujt, Ulpiana e mposhti me 3:2 (18:25, 25:20, 24:26, 25:17, 15:11) AS Vushtrrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test