Në klubin e volejbollit Prishtina F. (femrat), është një rregull i veçantë për dallim nga disa klube. Aty punohet me seriozitet të madh dhe respektohet djersa e gjithsecilit! Si në fitore si në humbje, ushqimi është njësoj. Trajneret e Kosovës, i grahin ushqimit pas fitores kundër Feronikelit nga Drenasi. Kryetrajnerja Ganimete Gërbovci udhëheq senioret dhe si mysafirë e mundën me 3:1 Feronikelin, kurse Arijeta Hyseni kretrajnere te junioret, triumfoi 2:0 ndaj Feronikelit. Dy trajnere që respektohen shumë nga klubi. Drejtori sportiv Mehdi Mehmeti tha se në klubin e tij nuk ka dallim fituan apo humbën, ushqimin e kanë të posaçëm dhe të merituar. Mjerisht punojnë pa paga! “Urime fitoret për 2 trajneret: KV Feonikeli - KV Prishtina F (junioret) 0:2 dhe KV Feronikeli -KV Prishtina F. (senioret) 1:3”, shkruan Mehmeti.