Drita përgatitet me sistem ndryshe për në kryeqytet

Volejboll

Drita përgatitet me sistem ndryshe për në kryeqytet

Nga: K. G. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:33
Drita përgatitet me sistem ndryshe për në kryeqytet

Drita nga Gjilani (femrat), që ka kryetrajner Lorik Ilazin, në asnjë rrethanë nuk i frikësohet Prishtina F. por udhëton në kryeqytet për një fitore bindëse dhe ta tregojnë fuqinë e skuadrës më të organizuar dhe kampione në fuqi.

Merret vesh se Drita do të luajë më sistem më ndryshe, më përvëlues për ekipin nga kryeqyteti. Me një teknikë më të përsosur dhe të pakapshme për mbrojtjen e Prishtinës F.  Drita ka ekip shumë të mirë dhe pretendon fitore bindëse ndaj rivales që është rikthyer në elitë.   

Drita është skuadra që ka më së shumti tifozë, siç janë ‘Intelektualët’ dhe pretendon fitore në fundjavë, për të marshuar në kreun e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat