Kampioni hesht Prishtina F

Volejboll

Kampioni hesht Prishtina F

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:01
KV Drita

Drita nga Gjilani ashtu si ka parashikuar edhe triumfoi me rezultat bindës 3:0 (25:20, 25:21, 26:24) ndaj Prishtina F., në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat). Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është i kënaqur për tri pikë që importuan nga kryeqyteti.  Kampioni në fuqi luajti më mirë dhe me rezultat e heshti Prishtina F.

“Drita fiton edhe ndeshjen e dyte me rezultat te pastër 3:0”, shkruan në faqen e KV Drita. Prishtina F. u mundua me të gjitha mundësitë, por nuk arriti të paktën të fitoi një set, duke u njoftuar me humbjen e parë në elitë.  

Superliga - Femrat

Kastrioti - Feronikeli 3:0

25:09,25:13,25:19

Prishtina F- Drita 0:3

20:25,21:25,24:26

Ulpiana - Vushtrria 1:3

18:25,25:21,22:25,20:25

Ferizaj - M Technology 0:3

Meshkujt

Drita - Ulpiana 3:2

25:19,25:14,17:25,18:25,15:10

AS Vushtrria - Peja 0:3

19:25,18:25,22:25

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat