Finalja e volejbollit

Volejboll

Finalja e volejbollit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:16
Pamje nga një ndeshje

Do të jetë Itali-Serbi finalja e madhe e Kampionatit Botëror në volejboll për femra që po zhvillohet në Japoni. Në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan paraditen e kësaj të premteje, Serbia eliminoi me rezultatin 3:1 Holandën, ndërsa Italia iu imponua 3-2 Kinës në një sfidë mjaft të luftuar, që u vendos në setin final.

Shumë më emocionuese përballja mes Italisë dhe Kinës. Vajzat italiane morën lehtësisht setin e parë 25-19, por u dorëzuan në të dytin 25-21. Seti më i dobët për Kinën ishte i treti, ku përfaqësuesja aziatike arriti të shënonte vetëm 16 pikë, por kinezet duket se e shfrytëzuan për të rikuperuar energjitë, duke triumfuar në të katërtin, pas një loje, maratonë 29-31.

Edhe më emocionues seti final, me pikën finale, atë të 17-ën, që e realizoi Paola Egonu. Italia arrin për herë të dytë në histori, pas atij suksesi në vitit 2002, në finalen e Botërorit.

Serbia, në fakt, është skuadra e vetme që ka arritur të mposhtë Italinë në këtë Botëror, pikërisht në raundit e tretë me rezultatin 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat