Humb jetën volejbollistja kampione bote me Italinë

Volejboll

Humb jetën volejbollistja kampione bote me Italinë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 06:30
Sara Anzanello luante për një skuadër azerbajxhanase, kur konstatoi sëmundjen, ndërsa pasi kreu terapitë fillestare, iu rikthye sërish volejbollit, dhe arriti të luajë në Serinë B.

Bota e sportit në Itali dhe e volejbollit në veçanti, është në zi sot, pasi ka humbur kampionen e botës në vitin 2002 me Kombëtaren italiane, Sara Anzanello.

38-vjeçarja kishte kryer një transplant në mëlçi, në vitin 2013, pasi kishte konstatuar një formë të avancuar hepatiti dhe për 5 vite luftoi me vdekjen, por sot humbi betejën përgjithmonë.

Në 2013-ën, Sara luante për një skuadër azerbajxhanase, kur konstatoi sëmundjen, ndërsa pasi kreu terapitë fillestare, iu rikthye sërish volejbollit, dhe arriti të luajë në Serinë B.

Volejbolli ishte pasioni i saj dhe 38-vjeçarja ishte një nga tifozet kryesore të Italisë në Botërorin e sapo-përfunduar, ku shoqet e saj u mposhtën në finale nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat