Drita me përforcim bombë

Volejboll

Drita me përforcim bombë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:34
Arjola Prenga

Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani, është përforcuar me një emër të madh të sportit skofiar. Përforcimi me Arjolën, reprezentuesen e Shqipërisë, ndryshe volejbollistja më e mirë shqiptare, e bën Dritës shumë të fuqishme. “Rikthehet kampionja Arjola Prenga.

Arjola Prenga këtë kampionat do të jetë pjesë e KV Drita. Prenga do të vjen t’i ndihmoje ekipit të cilin e shpalli Kampion në vitin 2016 duke e rikthyer titullin të KV Drita, titull i cili mungonte për 20 vite radhazi.

Vlen të përmendet se Arjola së bashku me motrat Amarilden dhe Adelajdën ndihmuan Dritën të fitojë titullin e shumë kërkuar dhe qysh nga ai vit Drita jonë nuk zbret asnjëherë nga vendi kampion, duke u shpallur tri herë radhazi. Prenga këtë vit u shpall lojtarja më e mirë në pozitën e pranueses duke qenë në “Dream Team” të Europe Silver League.

Arjola ka një karrierë të bujshme duke qenë nëpër shtete të ndryshme si në SHBA, Spanjë, Francë, Norvegji dhe Turqi. KV Drita me ardhjen e Arjolës kthehet edhe njëherë në favoritin kryesor për titull të kampionit”, bëhet e ditur nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat