Superliga me një derbi

Volejboll

Superliga me një derbi

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:17
KV Peja

Te Superliga e meshkujve, bie në sy super-sfida mes Pejës e Lubotenit, dy rivalëve për trofetë e sivjetmë, e cila luhet të shtunën. Për të dyja, ky do të jetë njëherit test para ndeshjes në Kupat Evropiane që Peja e zhvillon të martën (06.11.2018) në CEV Cup ndaj GFC Ajaccio të Francës dhe Luboteni të enjten (08.11.2018) në CEV Challenge Cup ndaj klubit turk Ziraat Bank Ankara. Të shtunën do të takohen: Prishtina Volley-Ulpiana (15.00), Theranda-Drita (18.30), Peja-Luboteni (18.30), ndërsa të dielën: Shpella-Drenica (19.00) dhe Vëllaznimi-AS Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat