Ajaccio nuk tregoi mëshirë për Pejën

Volejboll

Ajaccio nuk tregoi mëshirë për Pejën

Nga: K. Goca Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 19:43
Pamje nga një ndeshje

GFC Ajaccio tregoi nivelin e saj dhe fitoi bindshëm me rezultat 3:0 (25:9, 25:6, 25:11) në përballje me Pejën, në ndeshjen e parë të 1/32-ës së finales së CEV Cup në volejboll (meshkujt).  Fituesi i Kupës së Francës, në të tri setet dominoi pa vështirësi, duke dëshmuar dallimin në cilësi karshi kampionit të Kosovës. Vetëm në setin e tretë pejanët u treguan më energjikë, por jo edhe të denjë që ta fitojnë setin.  Francezët administruan lojën pa vështirësi dhe nuk treguan mëshirë për Pejën, duke i mundur me rezultat bindës në palestrën e sportit ‘Karagaçi’. Fundja, për pejanët ka qenë një përvojë e mirë përballja me francezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat