Hoxha përgëzon lojtarët për paraqitje në garat evropiane

Volejboll

Hoxha përgëzon lojtarët për paraqitje në garat evropiane

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:27
Hoxha përgëzon lojtarët për paraqitje në garat evropiane

Kryetari i klubit të volejbollit Luboteni nga Ferizaj, Gazmend Hoxha, përgëzoi lojtarët për angazhim të madh që treguan në takimin e kthimit në Dyarbakir, në kuadër të ndeshjes së Kupës Evropiane. “Pas një paraqitje të mirë kundër një kundërshtari mjaftë të fuqishëm ‘Ziraat Bankasi’ KV Luboteni përfundon garën evropiane.
Klubi jonë ka humbur me rezultat 3:0 ,por skuadra ka arritur të bëjë një lojë të mirë dhe dinjitoze në një atmosferë mjaftë të zjarrtë dhe impozante që kishin krijuar tifozët e klubit vendas.
I përgëzojmë çunat dhe shtabin teknik për angazhimin e treguar dhe u urojmë suksese në vazhdim të kampionatit vendor!”, shkruan Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat