Kastrioti, lamturmirë Evropë

Volejboll

Kastrioti, lamturmirë Evropë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Kastrioti, lamturmirë Evropë

Kastrioti është eliminuar nga garat e CEV Challenge Cup në konkurencën e femrave, pasi humbi të dyja ndeshjet ndaj kampionit të Ballkanit për klube, skuadrës turke Beshiktash.

Në një periudhë kohore prej 3 ditësh, fituesi I Kupës së Kosovës, Kastrioti nga Ferizaj ka zhvilluar dy takime në Stamboll, nikoqir i së cilave ka qenë Besiktash.

Në ndeshjen e dytë, Kastrioti u mposht 3:0 në sete 25:11, 25:9 dhe 25:14, për ta mbyllur aventurën e sivjeme në kupat evropiane.

Në këtë ndeshja Valmira Ramadani është shpallur si pranuesja më e mirë, me efikasitet prej 22% në pranim, ndërsa Dhurata Sylejmani me 7 pikë, u rëndit në mesin e 4 pikëshënueseve më të mira në ndeshje

Kastrioti së bashku me dy skuadrat e konkurrencës së meshkujve KV Peja dhe KV Luboteni, e përfaqësuan Kosovën sivjet në Kupat Evropiane (CEV Cup dhe CEV Challenge Cup).

Tashmë të trija skuadrat do të fokusohen në kampionatin vendorë dhe trofetë tjera në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat