Drenusha Asllanaj, për Librin e Ginisit, shkatërroi Prishtinën

Volejboll

Drenusha Asllanaj, për Librin e Ginisit, shkatërroi Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:10
Drenusha Asllanaj, për Librin e Ginisit, shkatërroi Prishtinën

Volejbollistja Drenusha Asllanaj ka bërë senzacion me lojën e saj, që askush deri me tash nuk e ka arritur. Drenusha bëri lojë maestrale në fanellën e M-Technologie Prishtina, duke triumfuar me rezultat 3:1 (21:25,25:19,25:16,25:3) ndaj Prishtina F.

Kjo ndodhi në ndeshjen javës së 8-të të parafundit në elitën e volejbollit. Por në setin e 4-të e të fundit lojtarja e ekipit të M – Technologie, njëherit kapitene e klubit Asllanaj fiton 19 pikë pa ndërpre nga shërbimi (pikë) dhe pothuajse vet e fiton setin e katërt e të fundit me rezultat 25:3! Kjo rrallë e hiq nuk ndodhë në volejboll! Është rast për enciklopedi! Ndërkaq, trajneri i mirënjohur Xhavit Kajtazi, e ka vlerësuar lart Drenushën. “Drenusha Asllanaj, për Librin e Ginisit: 19 shërbime – 19 pikë.

Image

Po të kishte prova filmike, kapitenja e klubit të volejbollit M-Technologie, Drenusha do të hynte pa fije dyshimi në Librin e rekordeve e Ginisit. Dëshmitarët vërtetojnë se kapitenja e skuadrës nga kryeqyteti në setin e katërt kundër Prishtinës, plot 19 herë kreu shërbimin dhe po kaq herë fitoi pikë të drejtpërdrejta. Kur kësaj t'i shtohen edhe 2 pikë të fituara përmes ngecjes, këtë set, që u mbyll me rezultat 25:3, pothuajse e fitoi vet”, shkruan Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat