Drenusha ‘çmontoi Tomahowkin’!

Volejboll

Drenusha ‘çmontoi Tomahowkin’!

Nga: K. Goca Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:14
Drenusha ‘çmontoi Tomahowkin’!

Plusi i javës ka qenë Drenusha Asllanaj, volejbollistja e M-Technologie nga Prishtina.

Drenusha do të kujtoj gjatë datën 24 nëntor, kur ka thyer rekordin për Libër të Ginisit! Ajo plot 19 herë kreu shërbimin dhe po kaq herë fitoi pikë të drejtpërdrejta ndaj Prishtinës F. e cila ka trajnere Ganimete Gërbovci, që nga klubi ka fituar nofkën “Tomahowk”.

Drenusha ‘çmontoi Tomahowkin’! Siç merret vesh Drenusha nuk e kishte as në strategji këtë metodë, për shërbimet e saja ishin të pandalshme për rivalen. Drenusha me ekipin e saj triumfoi me 3:1 ndaj Prishtina F. kurse nga trajnerja rivale do të mbahet mend për këtë goditje përvëluese në setin e fundit përkatësisht të katërt, ku përfundoi me  25:3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat