Volejbollistët e Prishtina Volley zotohen...

Volejboll

Volejbollistët e Prishtina Volley zotohen...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Volejbollistët e Prishtina Volley,  Armend Berisha, Shkëlqim Ismajli, Kushtrim Bojaj dhe Dardan Husaj, në shoqërim edhe Bahri Gjinovci, selektor.

Ferizaj përkatësisht palestra sportive “Bill Klinton” është mikpritëse e garës së “Kupës së Federatës 18’ në volejboll në të dyja konkurrencat (meshkuj e femra). Tetë ekipe do të luftojnë për të fituar trofeun dhe si gjithmonë nuk përjashtohen edhe befasitë. Klubi i Prishtina Volley pretendon se do ta fitojnë Kupën e Federatës, sepse vlerësojnë se janë më të mirë se ekipet tjera. 

Në gjysmëfinale Prishtina Volley takohet me Drenicën nga Skenderaj, e cila luhet të shtunën e 8 dhjetorit, duke filluar në orën 14.00. Volejbollistët e Prishtina Volley,  Armend Berisha, Shkëlqim Ismajli, Kushtrim Bojaj dhe Dardan Husaj, shprehen optimistë para sfidës me Drenicën.  “Nëse arrijmë t’i realizojmë gjithë punën që ka bërë trajneri Xhavit Kajtazi, besoj se do të jemi triumfues në fund. Jemi maksimalisht të përgatitur, normalisht për fitore.

Përvoja nuk na mungon, jemi pjesë e lojës moderne dhe normal synimi ynë është të dalim fitues të Kupës së FVK-së”, thonë njëzëri volejbollistët. Sa jeni të përgatitur dhe çka dalloni me ekipet tjera? “Mendimi ynë është, duke bazuar në ndeshjet kampionale dhe përgatitjen tonë në të gjitha aspektet, besoj që jemi më të mirë se ekipet tjera”, përgjigjen Ismajli, Berisha, Bojaj e Husaj. 

Volejbollistët përmendin edhe disa nga përparësitë ndaj Drenicës: “Loja jonë dallon me sulme shumë të shpejta me bllok dhe mbrojtje efektive”. Prishtina Volley është kampione vjeshtore me 25 pikë të mbledhura apo nga nëntë ndeshje ka po aq fitore dhe ka një pikë më shumë se Luboteni që mban vendin e dytë.

“Puna shumë profesionale e Shtabit teknik, motivi i madh dhe puna e palodhshme e djemve, kushtet e krijuara nga kryesia e Prishtina Volley, të gjitha këto kur bëhen bashkë normal që suksese nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj”, thonë volejbollistët e Prishtinës.  Ata mendojnë se do të zhvillohet garë e fortë edhe për titull: “Vet fakti që 4 ekipet janë në finale nuk do të kisha dalluar por rolin kryesor do ta luajmë ne. Mendoj që rival do të jetë Theranda dhe Luboteni, por normal prapë po e përsërisim rolin kryesor do ta luajmë ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat