Tri periudha interesante të nënkryetares së Federatës së Volejbollit të Kosovës, Mimoza Shkodra, ish volejbollistes së mirënjohur, një periudhë luajti edhe për Kombëtaren e Kosovës. Tri periudha fantastike të saj, sepse ajo përveç si sportiste fantastike ka qenë edhe Miss Gjilani në vitin 1995! Emër i njohur i sportit, por edhe i bukurisë, sot jeton një jetë të shkëlqyer, e cila ka tre fëmijë, e martuar me basketbollistin e mirënjohur Arben Bislimi.
Mimoza kur ishte dy vjeçe, kishte një fëmijëri të mrekullueshme!
Në vitin 1995, u zgjodh Miss Gjilani.
Në vitin 1995, u zgjodh Miss Gjilani
Tani i ka 37 vjeç, është përshëndetur nga loja aktive e volejbollit, por është nënkryetare e FVK-së dhe fjala e saj ka peshë!
Edhe pse me moshë 37 vjeçe duket sikurse 20 vjeçe, nuk e lëshon fronin e bukurisë. I kushton shumë rëndësi vetes, sidomos veshjes! Ndryshe njihet si volejbollisten më të mirë që e ka pasur Kosova dhe po ashtu edhe për nga veshja elegante, rrallë kush nga volejbollistet i qëndronte karshi. Mimoza është doktoreshë e shkencave sportive dhe ish Miss fotogjenia e Kosovës.
Tani i ka 37 vjeç
Sot punon me përkushtim në realizimin e të gjitha objektivave që ka në jetën sportive përkatësisht në volejboll, me synim që të rrisë edhe më shumë numrin e klubeve të femrave në volejboll.
Është e palodhshme në të gjitha aspektet dhe me pretendime që volejbollin ta shoh me rritje të cilësisë. Me një fjalë, Mimoza ka luajtur një periudhë të gjatë me Dritën e Gjilanit dhe ka pasur suksese jashtëzakonisht të mëdha.