Universiteti ballëlart në Dubrovnik, iu bën mat hungarezeve!

Volejboll

Universiteti ballëlart në Dubrovnik, iu bën mat hungarezeve!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:54
Universiteti ballëlart në Dubrovnik, iu bën mat hungarezeve!

Volejbollistet e Universitetit të Prishtinës janë kampione të Universiadës, që u mbajt në qytetin Dubrovnik të Kroacisë. Vashat tona treguan lojë mjeshtërore në ndeshjen finale, duke e mundur me 2:0 Universitetin e Hungarisë! Ose siç thonë në popullin tonë, iu bën mat hungarezeve.

Trajneri i Universitetit, Bahri Gjinovci, ka fjalë të mëdha për angazhimin dhe lojën që dëshmuan vashat e tij ndaj hungarezeve.

Gjinovci edhe një herë dëshmoi se është një potencial i madh dhe shumë do të dëgjohet si trajner për të në të ardhmen, për faktin se mënyra se si e ka udhëhequr ekipin me qetësi dhe taktikë, ka rezultuar edhe me fitore dhe fitimin e kësaj gare. 

Lojtaret që përfaqësuan Universitetin: Fjolla Shabani, Blinera Jaha, Fjolla Hyseni, Rukije Muja, Florentina Deliu, Mirjeta Bylykbashi, Xhudjena Kruti, Leonita Hoxha dhe  Liridona Kurrumeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat