Driton Kuka ka një këshillë për prindërit...

Xhudo

Driton Kuka ka një këshillë për prindërit...

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 12:56
Ilustrim

Driton Kuka, trajneri më i mirë në shqiptari, ka shprehur disa nga brengat që e preokupojnë sportin në përgjithësi të Kosovës.  Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, ka një këshillë. “Duke analizuar sukseset dhe rezultatet e 2018 po shoh shumë komente e pakënaqësi të shumë prindërve e aty këtu edhe ndonjë trajneri se si ka pas padrejtësi për fëmijët e tyre për Zgjedhje në mesin e më të mirëve në Komuna, Federata etj.!

Një këshillë për prind e sidomos për trajnerët e grupmoshave të reja: Fëmijët në sport deri në moshën 12 vjeçare duhet të luajnë, zbaviten dhe edukohen në radhë të parë!

Mosha 12-15 të fillohet puna serioze por në aspektin teknik dhe taktik si dhe zhvillimi i elementeve psikomotorike për sporte specifike e gara duhet të ketë por assesi të ngarkohen me imperativin e medaljeve e assesi të ju krijohet ndjesia e “Kampionëve” në atë moshë!

Pas moshës 15 vjeçare puna fillon me seriozitet dhe përkushtim, me sistem të punës me qëllim të qartë për rezultate e prezantim dinjitoz.

Sa e di unë në Kampionatet Evropiane dhe Lojërat Olimpike për të rinj U18 e krejt Kosova në të gjitha Sportet Olimpike e ka vetëm një medaliste, prandaj kjo situatë është për alarm!!!

Shtytje për të shkruar diçka të tillë ishte një status i Alban Bellopojës për një problem të tillë edhe në futboll, e ky problem është shumëfish më i madh në sporte individuale!

Leni fëmijët nëpërmes sportit të zbaviten e edukohen, kjo është qëllimi i parë e me kohë të punohet për rezultate!”, shkruan Kuka.,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat