Më bëj baba të të ngjaj

Xhudo

Më bëj baba të të ngjaj

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:43
Anton Cena me djalin e tij

Përherë i jam përulur Zotit për çdo gjë që më ka dhënë në jetë, dhe me bindje vazhdoj t'i falënderohem pafund herë edhe në vijim...

Sepse pikërisht tek Fuqia e Tij, mbështetem të punoj pandalur , e të jem i palodhur asnjëherë!

Në mesin e gjërave të mira dhe të bukura , Zoti më ka çuar në jetë njerëz që vlerësojnë punën time , më nderojnë në mënyrën më të mirë për atë që bëj , për origjinalitetin e veprave të mia !

Sërish edhe një mirënjohje për mua , edhe një vlerësim tjetër, këtë herë nga Komuna e Prishtinës , së cilës publikisht i falënderohem që më ka përzgjedhur "Veteran i Vitit " !

Dhe, nuk përfundon me kaq , lumturia ime ka emrin e suksesit të fëmijëve të mi ,atyre që palodhur i jam përkushtuar t'u mbjell dashurinë për Atdheun, familjen dhe punën. Ndër ta këtë herë Dardani vlerësohet po nga Komuna e Prishtinës me titullin " Shpresa e vitit "

"Më bëj baba të të ngjaj" ose " Bima rritet e brezi përsëritet " janë këto dy thënie që po më bëjnë ta përfundoj këtë lajm për ju!, shkruan Anton Cena, trajner i KXH Policit dhe Studentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat