Deklaratë emocionuese e Kukajt për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Deklaratë emocionuese e Kukajt për Majlinda Kelmendin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:49
Deklaratë emocionuese e Kukajt për Majlinda Kelmendin

E arta Majlinda Kelmendi! Krenaria e kombit shqiptar në mënyrën më të mirë e nisi vitin 2019! Trimëresha jonë fitoi medaljen e artë në turneun “Grand Prix” në Tel Aviv të Izraelit. Kampiones olimpike i mjaftuan 36 sekonda dhe ta fitoi finalen e madhe me ippon kundër izraelites Gili Cohen.

Majlinda ashtu si di ajo, me mjeshtri veproi në finale dhe nuk i dha as kohë xhudistes izraelite që të mendoj shumë, por e hodhi në tokë! Zemra e Kosovës tregoi zgjuarsi dhe e kuptoi qysh në sekondat e para se ku është edhe elementi kryesor për ta shkatërruar rivalen.

Ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë, më pas u ndesh me gjeorgjianen Tetiana Geolevytska-Shukvani dhe e demoloi. Në çerekfinale ka qenë bindshëm më e mirë se zvicerania Fabienne Kocher dhe e mposhti me ippon. Majlinda në gjysmëfinale e pati mjaft të vështirë me rumunen Andreea Chitu, e cila përfundoi pa fitues në kohën e rregullt, por pas vazhdimeve triumfoi trimëresha jonë. Në finale izraelitja nuk kishte forcë t’i rezistoi më shumë se 36 sekonda Majlindës.

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se po e gëzon faktin se Majlinda u kthye fuqishme! Majlinda ka pasur mjaft telashe me lëndime, por të cilat i ka lënë anash dhe triumfoi në Tel Aviv, që është dëshmia më e mirë se ajo është në formë të madhe. “Heroina e sportit shqiptarë Majlinda Kelmendi sote në Grand Prix të Tel Avivit filloj në mënyrë triumfuese vitin 2019 duke fituar medaljen e artë dhe 700 pikë Olimpike! Mua si kryetar shumë po me gëzon fakti që Majlinda po kthehet në mënyrën me impresive në elitën botërore pas lëndimeve të njëpasnjëshme”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat