Federata Botërore shkruan për rikthimin e madh të artistes së xhudos, Majlinda Kelmendi

Xhudo

Federata Botërore shkruan për rikthimin e madh të artistes së xhudos, Majlinda Kelmendi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:17
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Grand Prix Telaviv të enjten, që ishte medalja e parë në këtë vit.

Kelmendi bëri paraqitje të shkëlqyer në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, duke i fituar katër beteja me Ippon.

Për kthimin e Majlinda Kelmendit, sot ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përkatësisht gazetari sportiv, Alan Abrahamson.

"Dy-herë kampiona botërore dhe fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios në vititn 2016, të enjten e kthye duke marrë medaljen e artë në Tel Aviv në kategorinë e grave -52 kg.

27-vjeçarja, tani është bërë një simbol i Kosovës, që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Medlja e saj e artë në Lojërat Olimpike në Rio, që është medalja e vetme  Kosovës në Lojërat Olimpike në të gjitha sportet.

Po ashtu, ajo është kampione botërore në vitin 2013 dhe 2014.

Kelmendi pësoi një lëndim në vitin 2017 në Budapest, lëndimi i saj bëri që të mos merr pjesë në garat e xhudos në Baku, Azerbajxhan në vitin 2018, gjë që bëri të del një yll i ri në këtë sport, japonezja, Uta Abe, e cila u bë kampione botërore në vitin 2017 në kategorinë -52 kg.

Uta Abe dhe Majlinda Kelmendi ende nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën në ndonjë garë, mirëpo në Lojërat Olimpike në vitin 2020 në Tokio, dy xhudistet mund të përballen me njëra tjetrën.”

“Ajo është e mrekullueshme”, ka thënë Kelmendi për japonezen.

Kelmendi u rikthye në aksion në fund të vitit 2018 pas 14 muajve e lënduar, ku mori medaljen e argjendtë në Abhu Dahbi Grand Slam, dhe të artën në Tashkent Grand Prix.

Kelmendi aktualisht pozicionohet në vendin e 15-të në renditjen botërore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat