Anton Cena: Po ndërtohet palestra më e madhe

Xhudo

Anton Cena: Po ndërtohet palestra më e madhe

Nga: K. G. Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:21
Anton Cena,

Anton Cena, trajner i njohur i xhudos, ka thënë se po ndërtohet palestra më e madhe e xhudos. “Më në fund, po përfundon edhe projekti i shumëpritur, palestra më e madhe e xhudos me distancë prej 950 metrash larg plazhes dhe madhësi 3000 m2 dhe palestër të mbyllur 300 m2 hapësirë plazhe prej 5 kilometrash të gjatë.  Brenda kësaj hapësire , janë 40 shtretër për fjetjeje.

Hapja zyrtare e palestrës, do të bëhet në muajin Qershor , ku do të keni mundësinë të njiheni me gjerësisht me këtë ambient që ofron qetësi pafund, rërë gjithandej tamam si në Sahara , diell dhe det Shqipërie, kushte të nivelit botëror për stërvitjen e sportistëve të sporteve luftarake dhe ekipeve nga sportet tjera.

Nëse punët do të shkojnë sipas planifikimeve,më 01 korrik do të fillojnë Kampet dhjetëditore deri me 31 Gusht në Tale të Lezhës.

Nga tash e deri në atë kohë do të kryhen punët përfundimtare.

Andaj, urime për të gjithë sportdashësit të cilët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e gjigandit të sporteve buzë detit”, shkruan Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat