E papritura i ndodhi Gjakovës në Paris! Mbi 15 mijë shikues duartrokitën...

Xhudo

E papritura i ndodhi Gjakovës në Paris! Mbi 15 mijë shikues duartrokitën...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Distria Krasniqi

(E plotësuar) -  E papritura i ndodhi Akil Gjakovës (-73 kg) në repezash në Paris! Mbi 15 mijë shikues duartrokitën xhudistin italian Fabio Basile. Gjakova e nisi shumë mirë luftën por një pakujdesi e tij i kushtoi dhe humbi me ippon ende pa kaluar dy minuta nga lufta në duel me italianin. Gjakova mbeti pa medalje, kurse Basile u stolis me medalje të bronztë.  Gjakova edhe pse mbeti pa medalje, realisht ka treguar formë të mirë, por në sport si gjithmonë ndodhin të papritura. Fundja, Kosova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -48 kg, duke iu falënderuar trimëreshës Distria Krasniqit.  

Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Grand Slam në Paris, në një atmosferë të shkëlqyeshme, ku janë më së 20 mijë shikues. Ajo në finale me pak se dy minuta u mposht me ippon nga japonezja Ami Kondo. Fundja, Distria shkëlqeu duke i sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga garat më e fortë botërore. 

Akil Gjakova bëri luftë të madhe në duel me Tsogtbbaatar Tsend-Ochir nga Mongolia, por humbi pas vazhdimeve dhe i mbetet tani të luftojë për medalje të bronztë (-73 kg).  Distria Krasniqi (-48 kg) kur është në formë nuk ka kush i del para, sepse i shkatërron të gjitha.  Distria apo trimëresha jonë, heshti mbi 20 mijë shikues në palestrën në Paris në Francë, duke e mposhtur pas vazhdimeve francezen Melanie Clement. Distria është në finale e madhe, një sukses i madh i saj! Ajo siguron medaljen e argjendtë, por lufton për të artën. Distria në finale takohet me japonezen Ami Kondo.

Japonezja pësoi disfatë nga Distria Krasniqi. Distria është në gjysmëfinalen e madhe në kategorinë -52 kg. Gjakova si luan dërrmon Karapetianin, emri i Kosovës ngritë në këmbi 20 mijë shikues në Paris. Ferdinand Karapetian nga Armenia mposhtet pas vazhdimeve nga trimi i Kosovës Akil Gjakova. Xhudisti ynë kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Grand Slam në Paris. Tsogtbbaatar Tsend-Ochir.

Akil Gjakova (-73 kg) kualifikohet në çerekfinale, i cili e mundi rumunin Alexandru Raicu

Distria çon në këmbë mbi 20 mijë shikues në Paris. Distria Krasniqi luftoi si luaneshë, duke e dominuar luftën në përballje me brazilianen  
Gabriela Chibana.  Distria triumfoi për 2 minuta me ippon dhe kualifikohet në çerekfinalen e madhe.

Akil Gjakova (-73 kg) bëri luftë të madhe dhe e mposhti gjermanin Igor Wandtke.  Lufta mes përfaqësuesit të Kosovës dhe atij gjerman, ka qenë shumë e fortë, ku Akili fitoi pas vazhdimeve, me pikë të artë. Akili vazhdon tutje me synime që të futet në zonën e medaljeve.

Nora Gjakova nuk e ka pasur ditën e saj, mposhtet nga garuesja e Koresë së Jugut, Jisu Kim. Jo që Nora nuk luftoi, por kur nuk e do nuk e do dhe mundet me ippon nga Kim. Ky është sporti dhe Nora eliminohet në kategorinë -57 kg. Nora është kampione në fuqi e Evropës, për të cilën data e 9 shkurtit nuk ishte e saj. Ashtu si i ka hije Distria Krasniqit (-48 kg) e nisi misionin e saj në garën më të fortë botërore, Grand Slam në Paris. Ajo e mposhti Joana Digon nga Portugalia, duke vazhduar rrugën për në çerekfinale dhe me synime që të fitojë medalje. Xhudistja e Kombëtares së Kosovës si luaneshë dhe fitoi me ippon. Lufta nuk zgjati më shumë se 2 minuta dhe portugezja e ngriti flamurin e bardhë.

Sot (e shtunë) ka filluar Grand Slami i Parisit në xhudo, si turneu më i rëndësishëm i këtij viti.

Kosova në këtë turne garon me tre xhudistë, Akil Gjakovën, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Garuesit e Kosovës do të luftojnë në kategoritë 48 kilogramë, 57 kilogramë dhe 73 kilogramë.

Në likun e mëposhtëm mund t’i shikoni në kohë reale ndeshjet e garuesve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat