Driton Kuka e ka uruar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke e kujtuar rëndësinë e ambasadores më të mirë të sportit kosovar në botë, Majlinda Kelmendit.
Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë që i solli Kosovës medalje olimpike, dhe atë në stil, duke e fituar medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 në Brazil.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, trajneri Driton Kuka e ka postuar një fotografi të Majlindës me mbishkrimin: “Vula më e rëndësishme”.