Grand Slami i Dyseldorfit, ndalesa e radhës në rrugën drejt Tokios për Majlinda Kelmendin - Bota Sot
Grand Slami i Dyseldorfit, ndalesa e radhës në rrugën drejt Tokios për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Grand Slami i Dyseldorfit, ndalesa e radhës në rrugën drejt Tokios për Majlinda Kelmendin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Heroina jonë do të garojë në Grand Slamin e Dyseldorfit, që mbahet prej të premtes deri të dielën. 

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të rikthehet të premten në gara, pas pushimit që bëri në Grand Slamin e Parisit.

Heroina jonë do të garojë në Grand Slamin e Dyseldorfit, që mbahet prej të premtes deri të dielën. 

Majlinda, e cila do të garojë të premten në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, është garuesja e vetme që do të përfaqësojë vendin tonë, pasi xhudistët tjerë, Akil e Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, do të pushojnë.

Grand Slami i Dyseldorfit është gara e dytë këtë vit për medalisten e artë Olimpike, pas medaljes së artë të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Në Dyseldorf marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete, ndërsa Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020.“Dyselforfi është një ndalesë vendimtare në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe kampionatit botëror të xhudos që mbahet në Tokio këtë vit. 

Kampionët Olimpikë dhe të botës do të garojnë në Gjermani, ku tifozët e xhudos mund të presin një garë spektakolare”, ka deklaruar presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për “ijf.org”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...