Majlinda çmend të gjithë, përveç të artës ja çfarë fiton

Xhudo

Majlinda çmend të gjithë, përveç të artës ja çfarë fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Majlinda Kelmendi

(E plotësuar) - Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në garën e fortë Grand Slam. Ajo fitoi me ippon kundër garueses nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren. Një fitore e shpejt, me ippon apo dy minuta e 10 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. Majlinda çon në këmbë botën sportive, dridh mungolezen. Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, dëshmoi superioritetin e saj ndaj rivaleve në garën Grand Slam, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë. Ajo shkëlqeu në të gjitha luftërat, duke shkatërruar një nga një rivalet, madje duke i mundur me ippon.

Ajo e nisi për mrekulli në duel me gjermanen Verene Thumm, duke e mundur me ippon një minutë e 21 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. Pastaj Majlinda si luaneshë luftoi në përballje me brazilianen dhe e mposhti me ippon.  Kjo luftë përfundoi një minutë e 25 sekonda para kohës së rregullt. Trimëresha jonë me zgjuarsi menaxhoi luftën çerekfinale në duel me Bokyeong Jeong nga Koreja e Jugut. Majlinda kishte një moment jo aq të mirë kur ka një pakujdesi rreth minutës së dytë, udhëhoqi rivalja. Më pas Majlinda tregoi fuqinë e saj, nuk u dorëzua dhe 27 sekonda pa përfunduar sfida e mposhti me ipoon rivalen. Majlinda në gjysmëfinale ka treguar klasin e saj, duke e deklasuar italianen Odette Giuffrida. Ajo bëri luftë të madhe në çdo aspekt dhe e ka hedhur në kokërr të shpinës italianes.

Fitore me ippon dhe 2 minuta e 22 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. Në finale i ballafaqua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, një emër me shumë të panjohura. Një super Majlindë, që luftoi me mish e më shpirt, në stilin e saj dhe ashtu si di, edhe veproi, duke e lënë pozicion mat rivalen. Një fitore e madhe me ippon e krenarisë tonë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur për medaljen e artë, për pikë të reja olimpike dhe për shkëlqimin e Majlindës. Majlinda dëshmoi se është në formë më të mirë, e treguesi më i mirë është që fitoi të gjitha luftërat me ippon.  Majlinda fiton 1000 mijë pikë të reja olimpike, pikë shumë të vlefshme. Kjo tregon se sa e fortë ka qenë gara.

Image

Majlinda Kelmendi është në finalen e madhe, e cila i dha leksion italianes Odette Giuffrida. Majlinda shënoi fitore, duke u kualifikuar në finale. Fitore me pak se dy minuta dhe me ippon.Majlinda e madhe, hodhi kokërr shpine italianen. Krenaria jonë takohet në finale me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren. Finale drithëruese, rivalja e Majlindës më shumë të panjohura. Finalja pritet të filloi në orën 17.00.

Majlinda shfaqi formë të lartë në duel me Bokyeong Jeong nga Koreja e Jugut.  Luftë e fortë, por Majlinda u tregua e përsosur. Një pakujdesi rreth minutës së dytë i kushtoi palsa Majlindës, duke avancuar rivalja. Por Majlinda tregoi fuqinë e saj, nuk u dorëzua dhe 27 sekonda pa përfunduar sfida e mposhti me ipoon rivalen. Majlinda kualifikohet në gjysmëfinale. Majlinda takohet me Odette Giuffrida nga Italia. 

Image

Majlinda Kelmendi si luanesh marshon në çerekfinale, e cila e hoqi qafsh brazilianen  Eleudis Valentim. Trimëresha me zgjuarësi menaxhoi luftën, nuk i dha asnjë rast kundërshtares. Ajo triumfoi me ippon pothujase një minutë pa përfunduar lufta. Majlinda poshtëron brazilianen.   

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (- 52 kg), e ka nisur fuqishëm garën në Grand Slam, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Majlinda me mjeshtri, me ippon e mposhti gjermanen Verene Thumm. Me një fjalë, Majlinda shpërthen, e hodhi në tokë gjermanen një minutë e 21 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. Eleudis Valentim nga Brazili është kundërshtare e Majlindës në çerekfinale. Majlinda është në formë të lartë dhe pretendon medaljen e artë, njëkohësisht edhe pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat