Vëlla e motër, Akili e Nora që po çojnë peshë botën

Xhudo

Vëlla e motër, Akili e Nora që po çojnë peshë botën

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:25
Vëlla e motër, Akili e Nora që po çojnë peshë botën

Xhudoja është sport nacional në vendin tonë! Është sport që mburret kombit shqiptar.

Është sport që i ka sjellë të gjitha trofetë e mundshme deri te medalje e artë olimpike që e fitoi Majlinda Kelmendi në kategorinë -52 kg në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Një e veçantë, e rrallë, vëlla e motër në sportin e xhudos, që e çojnë në këmbë botën  sportive, janë Akil dhe Nora Gjakova.

Dy emra të mëdhenj, Akili garon në -73 kg dhe Nora -57 kg, që të premten mbrëma u shpallën Mbretër të sportit të Kosovës nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Vëlla e motër, që u kanë lakmi jo vetëm Kosova por e gjithë bota sportive për shpirtin luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat