Loriana Kuka nis sot përpjekjet për medaljen e dytë këtë vit në xhudo

Xhudo

Loriana Kuka nis sot përpjekjet për medaljen e dytë këtë vit në xhudo

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:54
Loriana Kuka

Loriana Kuka do të garojë sot në turneun e xhudos Grand Prix Marrakech në Marok, në përpjekje për ta fituar medaljen e parë të artë këtë vit dhe të dytën në përgjithësi.

Në fillim të këtij viti, xhudistja kosovare e fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix të Tel Avivit, derisa sot do kërkojë ta fitojë të artën në Marok në kategorinë -78 kilogramë.

21-vjeçarja është garuesja e vetme që përfaqëson Kosovën në këtë turne.

Kuka, e cila i ka fituar dy medalje të arta dhe një të argjendtë në Grand Prix të xhudos gjatë karrierës së saj, përveç medaljes në Marok synon edhe pikë olimpike për ta siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Numri 19-të i botës pati një vit fantastik më 2018, duke e shpallur kampione evropiane U-23 në Gyor.

Kosovarja do ta kalojë rundin e parë pa garë, ndërsa në rundin e dytë e pret fituesen e duelit mes Sarra Mzougui të Tunizisë dhe Shokhista Anarova të Uzbekistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat