Trajneri i Kosovës ndërton palestër të re në Shqipëri

Xhudo

Trajneri i Kosovës ndërton palestër të re në Shqipëri

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:35
Trajneri i Kosovës ndërton palestër të re në Shqipëri

Trajneri i klubit të xhudos Polici nga Prishtina dhe i Studentit nga Vushtrria, Anton Cena, ka paraqitur disa pamje të palestrës së re të xhudos që po ndërtohet në Lezhë të Shqipërisë. 
“Përfundoi pjesa e shtrimit dhe gjelberimi i kompleksit sportiv 3000 m2. Së shpejti do fillon shtrimi i rrugës dhe parkingut për vetura. Shtigjeve të këmbsorëve.

Image

Anton Cena

Më pas rrethimi i palestrës, dyshemeja dhe mobilimi i dhomave. Në fund restorani dhe dhoma e ushqimit. Punët po shkojnë sipas planit të paraparë. Me 01.07.2019 do të fillojmë me kampin e parë 10 ditor. Çdo klub do mundet me marrë pjesë me 10 garues që të kemi sa më shumë klube nga shtetet e ndryshme.

Image

Këtë kamp do të kanë mundësi me e përdorur të gjitha sportet luftarake dhe jo luftarake për përgatitje të ndryshme gjatë gjithë vitit”, shkruan Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat