Kampionet e Evropës përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix - Bota Sot
Kampionet e Evropës përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix

Xhudo

Kampionet e Evropës përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:18
Kampionet e Evropës përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix

Kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, është ndalesa e radhës e xhudisteve tona në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Në Tbilisi prej të premtes deri të dielën do të zhvillohet Grand Prixi i xhudos, garë kjo e vlefshme për të fituar pikë Olimpike.
Kosovën do ta përfaqësojnë kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherit sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik I Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.
Nora garon të premten në kategorinë e saj (deri në 57 kilogramë), ndërsa Loriana të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Garuesit tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët tanë, momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...