Luftë maratonike, Nora Gjakova rrëzon brazilianen, e artë!

Xhudo

Luftë maratonike, Nora Gjakova rrëzon brazilianen, e artë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:19
Nora Gjakova

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova ka qenë e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë në kategorinë -57 kg në garën Grand Prix që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Trimëresha jonë bëri luftë të madhe me kampionen olimpike, brazilianen Rafaela Silva. Te dyja xhudistet më shumë kujdes iu qasen luftës finale dhe secila kërkonte gabimin e njëra - tjetrës.

Nora u tregua energjike, me një teknikë të përsosur ndaj rivales. Finalja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues dhe pas vazhdimeve (pikët e arta), Nora triumfon (pas dy minutave e 52 sekondave). Në fakt, Nora në çdo element ishte, nuk lejonte që nga ndonjë gabim i saj të përfiton rivalja dhe kësisoj ia arriti qëllimin. Ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në rrethin e dytë u ballafaqua me turken Seyma Ozerler. Nora u dëshmua shumë e mirë dhe me ippon e mposhti turken.

Në çerekfinale ndeshet me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. Luftë e fortë, por Nora ishte më e mirë dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Nora ka qenë e jashtëzakonshme në duel me holandezen Sanne Verhagen, duke triumfuar. Në finale ndeshet me brazilianen Rafaela Silva, luftë e fortë deri në pikën e fundit por Nora ishte ajo që pas vazhdimeve doli fitimtare e me plotë meritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat