Kosova me dhjetë medalje nga Kampionati Ballkanik

Xhudo

Kosova me dhjetë medalje nga Kampionati Ballkanik

Nga: K. G. Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:14
Nga Podiumi 100 kg për meshkuj, ku kampion u shpall Shpat Zekaj

Xhudistët e xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqyen në Kampionatin Ballkanik. Ata treguan luftëra të forta dhe si rrjedhojë e kësaj sjellin dhjetë medalje shtetit të Kosovës. “Kampionati Ballkanik për të Rritur përfundoj në Tiranë. Kosova fitoj plot 10 medalje. 5 medalje të arta, 3 të argjendta, 2 të bronzta dhe një vend i pestë!”, bëri të ditur Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.
Kampion Ballkanik janë shpallur sot:
48 kg Erza Muminoviq
52 kg Distria Krasniqi
57 kg Fatjona Kasapi
63 kg Laura Fazliu
100 kg Shpati Zekaj 
Nënkampion ballkanik:
57 kg Fatjona Kasapi
66 kg Korab Morina
73 kg Selim Berisha
Medalje të bronzta:
66 kg Fisnik Hyseni
90 kg Andi Artani
Një vend i pestë:
81 kg Arbër Kullashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat