Kampionati Ballkanik i Xhudos, spikatin Jon Vrenozi dhe sportistët nga Kosova - Bota Sot
Kampionati Ballkanik i Xhudos, spikatin Jon Vrenozi dhe sportistët nga Kosova

Xhudo

Kampionati Ballkanik i Xhudos, spikatin Jon Vrenozi dhe sportistët nga Kosova

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:47
Jon Vrenozi

Pallati i sportit “Feti Borova” në Tirana Olympic Park priti këtë fundjavë kampionatin ballkanik të Xhudos për të rritur, një eveniment të cilin Federata Shqiptare e Xhudos e organizoi në bashkëpunim me Federatën ballkanike dhe atë Ndërkombëtare të këtij sporti.

Paraqitjen më të mirë në këtë kompeticion e bënë xhudistët nga Kosova, të cilët në total grumbulluan 10 medalje, 5 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Spikati në këtë eveniment edhe xhudisti shqiptar Jon Vrenozi, i cili arriti të fitojë të tre ndeshjet në kategorinë e peshës së tij në 73 kg dhe tashmë sheh me më shumë optimizëm aktivitetet e tjera të kësaj disipline sportive.

Evenimenti i radhës në sportin e Xhudos është Kupa e Evropës për të rritur, që do të zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë në 13-14 prill, me sportistët shqiptarë që shpresojnë të vijojnë me rezultatet pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...