Shqiptarja e Kosovës që deklasoi serben, e hodhi në kokërr shpine kazaken, fiton të artën - Bota Sot
Shqiptarja e Kosovës që deklasoi serben, e hodhi në kokërr shpine kazaken, fiton të artën

Xhudo

Shqiptarja e Kosovës që deklasoi serben, e hodhi në kokërr shpine kazaken, fiton të artën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:25
Distria Krasniqi duke e hedhur përtoke serben

(E plotësuar) - Xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) shkëlqen në garën prestigjioze Grand Prix në Antalya të Turqisë. Trimëresha e Kosovës fiton medaljen e artë dhe 700 pikë të reja olimpike. Reprezentuesja e Kosovës shkëlqeu në çdo duel sidomos në çerekfinale kur e deklasoi serben Andrea Stojanov.  Disi e kaloi pa luftë rrethin e parë, kurse në rrethin e dytë me ippon e mposhti turken Gulkader Senturk.

Në çerekfinale u ndesh me garuesen nga Serbia, Andrea Stojadinov. Distria bëri paraqitje fantastike, duke dominuar luftën dhe deklasoi me ippon serben, pa dyshim se ishte humbje e rëndë për Stojadinovin, e cila në asnjë mënyrë nuk i rezistoi trimëreshës së Kosovës. Kjo fitore para kohe e trimëron edhe më shumë Distrinë, e cila në gjysmëfinale shkëlqen në duel me Yuyeong Kang nga Koreja e Jugut.

Distria menaxhoi luftën me shumë kujdes dhe e mposhti me ippon jugokoreranen. Finalja ka qenë interesante, por Distria si luaneshë luftoi në përballje me kazaken Otgontsetseg Galbadrakh. Disi me stilin e saj e hodhi në shpinë kazaken dhe fiton të artën. Shtatë sekonda pa përfunduar lufta, Distria ashtu si di ajo, me një teknikë të përsosur e hodh në kokërr të shpinës rivalen. Disi zbatoi detyrat me përpikëri të trajnerit Driton Kuka, duke shkëlqyer në çdo luftë. 

Shqiptarja e Kosovës që deklasoi serben, e hodhi në kokërr shpine kazaken Otgontsetseg Galbadrakh, fiton të artën. Distria Krasniqi luftoi si luaneshë në finale në përballje me kazaken, duke treguar mjeshtrin e saj dhe nuk ka lejuar rivalen në asnjë çast që ta rrezikojë. Ajo zbatoi detyrat e trajnerit Driton Kuka dhe ia doli karshi kazakes që ishte mjaft e mirë.  Disi fiton me ippon 7 sekonda përfunduar dueli dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg.  Sukses i madh i saj, pikë të reja olimopike dhe aq me tepër kur në çerekfinale e kishte deklasuar serben Adrea Stojadinov.

Distria në finale takohet me Otgontsetseg Galbadrakh nga Kazakistani. 

Distria kualfikohet në finalen e madhe, pasi e mposhti me ippon Yuyeong Kang nga Koreja e Jugut.

Shqiptarja e Kosovës poshtëron serben, e hodhi në tokë si pula pa krye. Andrea Stojadinov përjetoi fiasko, një humbje të rëndë nga heroina e Kosovës, Distria. Adrea u njoh me humbjen nga xhudistja e shtetit të Kosovës. Distria fiton me ippon dhe nuk iu desh as dy minuta që serben ta hedh në tokë, ta poshtëroi. Distria fiton em ippon, është në gjysmëfinalen e madhe. Një fitore më shumë se fitore! Distria e shkëëqyeshme në çdo aspekt dhe serbja në asnjë moment nuk ishte e denjë. Një humbje që do ta mbajë mend shumë gjatë. 


Pak minuta na ndajnë nga sfida e çmendur mes xhudistes së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Distria do të ballafaqohet me serben Andrea Stojadinov.
Distria Krasniqi (-48 kg) pa ndonjë vështirësi kualifikohet në rrethin e tretë të Grand Prix, që po zhvillohet në Antalya të Turqisë. Xhudistja e kombëtares së Kosovës me ippon e mposhti turken Gulkader Senturk.  

Disi nuk e bëri hesap turken dhe synon të futet në zonën e medaljeve, e cila kërkon të artën! Duhet theksuar se rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...