Flamuri i Kosovës valon lartë në podium para Serbisë dhe për një arsye!

Xhudo

Flamuri i Kosovës valon lartë në podium para Serbisë dhe për një arsye!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:56
Flamuri i Kosovës valon lartë në podium para të Serbisë dhe për një arsye!

Dita e premte ka qenë ditë e madhe për sportin e Kosovës! Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kategorinë -48 kg në turneun Grand Prix në Antalya të Turqisë.  
Disi në çerekfinale e kishte gjunjëzuar me ippon serben Andrea Stojadinov. 
Ndërkaq, në fund të garës në kategorinë -48 kg Flamuri i Kosovës ngritët më lartë se ai i Serbisë, sepse Distria zuri vendin e parë, kurse serbja milica Nikoliq fitoi medaljen e bronztë. 
“Flamuri ynë valon lartë në podium para atyre të Kazakistanit, Serbisë dhe Koresë së Jugut”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat