Cena: Xhudo më shumë se sport! - Bota Sot
Cena: Xhudo më shumë se sport!

Xhudo

Cena: Xhudo më shumë se sport!

Nga: K. G. Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:21
Anton Cena

Anton Cena, trajner i klubit të xhudos Polici nga Prishtina dhe i Studentit nga Vushtrria, tha se xhudo ka marr hov dhe është sporti numër një në vendin tonë. 
“Dita ditës sporti i xhudos po bëhet sporti më i njohur në të gjithë Kosovën dhe atë fal rezultateve të garuesve tanë në arenën ndërkombëtare. 
Andaj edhe përkrahja e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës ka filluar të ngjallet fal respektit të kryetarit z. Fitim Rexhës i cili ishte në vizitë për ta pa më afër punën që ne po e bëjmë me të rinj dhe të reja që ky sport të rritet shumë e më shumë. Andaj një falënderim të veçantë i shkon Rexhës për përkrahje në zhvillimin e këtij sporti. E falënderoj z. Fitim Rexhën dhe Komunën e Prishtinës për përkrahjen e tyre në zhvillimin e sportit të xhudos në kryeqytet!
Sepse nga klubi Polici tani janë krijuar edhe katër klube tjera në zona dhe qytete të ndryshme të Kosovës. Për këtë klubi judos” POLICI” është bërë burim i masovizimit të xhudos në kryeqytet e më gjerë.
Xhudo më shumë se sport!”, shkruan Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...