Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Xhudo

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:34
Majlinda Kelmendi

Ka shkuar në tetë numri i sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Organizatori i LE Minsk 2019 i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen e pesë xhudistëve tanë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë.

Distria është bartësja e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda është e katërta (-52 kg), Nora e para (-57 kg), Akili i katërta (-73 kg), ndërsa Loriana e teta (-78 kg).

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, beson se edhe nga Minsku do të kthehen me medalje.

“Normalisht, gjasat janë për medalje dhe besoj që do të kthehemi me medalje, sa e qysh mbetet të shihet.

Në xhudo, Lojërat Evropiane janë edhe Kampionat Evropian, domethënë do të jetë shumë garë e fortë”, ka deklaruar Kuka për “noc-kosovo.org”.

Pikërisht në xhudo, Kosova numëron një medalje të bronztë të fituar nga xhudistja Nora Gjakova, në debutimin e ekipit tonë në Baku 2015.

Para xhudistëve, por me ftesë, KOK-ut i është konfirmuar edhe pjesëmarrja e boksieres, Donjeta Sadikut, karateistit, Alvin Karaqi dhe pingpongistit, Fatih Karabaxhaku.

Afati i dërgimit të konfirmimeve nuk është mbyllur ende dhe në ditët në vijim ka gjasa të vije në KOK edhe konfirmimi për ndonjë sportist të sporteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat