Fatjona Kasapi dhe Festim Beqiri më të mirët e turneu "Xhudo për paqe” - Bota Sot
Fatjona Kasapi dhe Festim Beqiri më të mirët e turneu "Xhudo për paqe”

Xhudo

Fatjona Kasapi dhe Festim Beqiri më të mirët e turneu "Xhudo për paqe”

Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:58
Foto

Ka përfunduar me sukses turneu i radhës "Xhudo për paqe", i cili u mbajt në Pejë.

Turneu i organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës dhe Klubi Ippon nga Peja ka mbledhur një numër të madh garuesish kosovarë si dhe nga shtetet e huaja.

Përpos çmimeve që i fituan në kategoritë përkatëse në këtë turne u ndanë edhe çmimet si garuesi më i mirë më kategorinë e meshkujve, femrave, si dhe klubi më i mirë.

Garuesja më e mirë në kategorinë e femrave u shpall Fatjona Kasapi nga klubi Ippon nga Peja, te meshkujt më i miri ishte Festim Beqiri, si dhe klubi më i mirë pa asnjë dyshim ishte klubi Ippon nga Peja.

Garuesja nga Shqipërisë Erisa Ibrahimaj u shpreh tejet e lumtur me suksesin e arritur, si dhe shpalosi ëndrrën e saj të madhe.

Brahimja: Shpresoj të bëhem kampion bote si Majlinda Kelemndi

"Performanca ime ishte fantastike po përgatitem tani për kampionati ballkanik në qershor. Falënderoj shumë trajnerin tim që më ka stërvitur dhe më ka bërë kampione deri më sot. Që të dal kampione bote si Majlinda Kelmendi" tha Brahimaj.

Xhudisti më i mirë në kategorinë e meshkujve, Festim Beqiri ndër tjerash tha se përgatitja fizike, si dhe ajo mendore ndikuan tek rezultatet e ditës se sotme.

Beqiri: Gara tejet të forta, por më në fund ia dola

“Më të kallxu drejt, përgatitja fizike më ka bërë me arrit këtë. Jam përgatit për këto rezultate se edhe trajneri im gjatë gjithë kohës ka qenë afër meje dhe më ka ndihmu me arrit këtu ku jam. Është botërori dhe Olimpiada" u shpreh ai.

Trajneri i klubit Vllaznia nga Shkodra, Luigj Shkoza pas përfundimit të këtij turneu, tha se është kënaqësi të veçantë të jesh në mesin e kampionëve.

Shkoza: Kënaqësi të jesh në mesin e kampionëve.

"U bënë disa vite që jam pjesë në këtë turne të përvitshëm. Është një kënaqësi e veçantë sa herë që vijmë, një ekseperiencë shumë e mirë që ju shërben sportistëve tanë, duke marrë parasysh se i kemi më të mirët e botës këtu, ekipin e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqi, Akil Gjakovës, Nora Gjakovës është një kënaqësi e veçantë. Kisha me i përgëzu organizatorët për turneun. Garat ishin shumë të forta, luftëra të bukura dhe ne do të jemi gjithmonë të pranishëm këtu" u shpreh Shkoza.

Kujtojmë që në këtë turne morën pjesë edhe garues nga Turqia të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë më Driton Kukën dhe trajnerin më të suksesshëm nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...