Pas medaljes së artë të Erzës, Fatjona Kasapi zuri vendin e shtatë!

Xhudo

Pas medaljes së artë të Erzës, Fatjona Kasapi zuri vendin e shtatë!

Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:11
Nga Finalja e djeshme e Erzes kundër garueses rumune!

Në Cluj Napoca të Rumunisë sot garoj xhudistja Fatjona Kasapi (-57 kg) e cila shënoj tri fitore e pësoj dy humbje në kategorinë e saj, me pak fat do kthehej me medalje por në luftën drejt medaljes u mposht nga francezja kur ishte duke udhëheq me wazari, ka bërë të ditur Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

“Dy garueset tona sivjet janë duke performuar mirë dhe janë potencial për medalje në Evropian dhe Lojëra Evropiane por deri atëherë shumë detaje e gabime duhet ti përmirësojnë!”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat