Kjo i ndodhi Gjakovës në Azerbajxhan - Bota Sot
Kjo i ndodhi Gjakovës në Azerbajxhan

Xhudo

Kjo i ndodhi Gjakovës në Azerbajxhan

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:26
Gjakova dërrmon rumunin

(E plotësuar) - Xhudisti Akil Gjakova bëri një gabim në minutën e parë kur edhe avancoi garuesi nga Azerbajxhani Rustam Orujov. Azerjbaxhanasi fitoi me ippon një minutë pa përfunduar dueli, kurse Gjakova nuk kishte fat edhe pse luftoi, por nuk i shkoi sipas planit dhe këto edhe ndodhin në sport. Gjakova mbetet pa medalje, kurse Orujov stoliset me të bronztën. Gjakova me pak fat do të kthehej me medalje, por fati ishte kundër të tij në garën Grand Slam në Baku të Azerjbaxhanit..

Akil Gjakova mundet nga Tohar Butbul i Izraelit dhe tani në luftën në repezazh për medaljen e bronzë e mundi moldavin Victor Sterpu dhe tani sfidohet nga Rustam Orujov i Azerbajxhanit. 

Gjakova kualifikohet në çerekfinalen e madhe, pasi që e mposhti portugezin Nuno Saraivan dhe tani sfidohet nga Tohar Butbul nga Izraeli.

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg), e nisi fuqishëm garën që po mbahet në Baku, duke e deklasuar me ippon rumunin Alexandru Raicu.
Gjakova në rrethin e tretë do të ballafaqohet me portugezin Nuno Saraiva dhe pretendon të futet në zonën e medaljeve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...