Haradinaj befason sërish: I del në ring Majlinda Kelmendit

Xhudo

Haradinaj befason sërish: I del në ring Majlinda Kelmendit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:16
Haradinaj dhe Kelmendi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka befasuar sërish me paraqitjen, pasi kësaj radhe vendosi ta sfidoi veten në Xhudo kundër numrit 1 në botë.

Haradinaj gjatë një vizite në klubin pejan të Xhudos, është ndeshur me Majlindën miqësisht.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se financimi i palestrës është një përkrahje modeste krahasuar me arritjet e klubit të Majlindës.

“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu””, ka thënë Haradinaj.

Image

Ndryshe, Haradinaj para disa ditësh e sfidoi veten edhe në ujin e ftohtë, pasi u la në një pellg malor ndërkohë që bora shihej afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat