Xhudoja vazhdon me suksese në rrafshin ndërkombëtar. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se është edhe një sukses i madh për xhudistin Shpat Zekaj, i cili fitoi medaljen e bronztë. “Shpat Zekaj i bronztë! Gara më e fortë në vazhdën e Kupave Botërore për junior në Leibnitz!
Në një kategori ku edhe japonezi e rusi mbetën pa medalje Shpati shënoj 5 fitore kundër superfuqive botërore si Gjeorgjia plot dy herë mposhti rusin, ukrainasin e zviceranin pëso humbje nga garuesi i Letonisë Letonisë. Nënkampioni aktual Evropian performoj shkëlqyeshëm për dallim prej garuesve tjerë që s’ishin në krye të detyrës aspak!”, shkruan Kuka.