Majlinda Kelmendi poshtëron rusen midis Bjellorusisë! Rusia në heshtje

Xhudo

Majlinda Kelmendi poshtëron rusen midis Bjellorusisë! Rusia në heshtje

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:34
Majlinda Kelmendi

(E plotësuar) - Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi, fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në Lojërat Evropiane Minsk 2019 në Bjellorusi.

Anëtarja e kombëtares së Kosovës i dha leksion ruses.

Majinda, Majlinda, Majlinda dëgjohen brohoritjet në Minsk.

Image

Majlinda si luanesh luftoi ndaj ruses Natalia Kuziutina dhe ashtu si di ajo, me mjeshtrin e saj e gjunjëzoi rusen.

Sfida në vazhdime e më shumë drithërima, Majlinda luftonte me zemër dhe me ippon e mposht pothuajse pas dy minutave në vazhdime. Majlinda Kelmendi poshtëron rusen midis Bjellorusisë! Rusia në heshtje.

Image

Medalja e parë për Kosovën nga kjo garë prestigjioze, ndërsa tani do të kemi edhe të dytën, të artën apo të argjendtën nga xhudistja Nora Gjakova.

Majlinda Kelmendi në finale ndeshet me garuesen e shtetit armik të Kosovës, Rusia. Rusja Natalia Kuziutina e mundi polaken Agata Perenc dhe është në finale, ku ndeshet me reprezentuesen e Kosovës.

Image

Majlinda Kelmendi (-52 kg) me ippon hoqi qafesh edhe francezen Amandine Buchard dhe kualifikohet në finalen e madhe, e cila është shumë afër medaljes së artë në Lojërat Evropian Minsk 2019. 

Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi e mposht polaken Karolina Pienkowska. 

Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale do të takohet me francezen Amandine Buchard.  

Xhudistja Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë rrugën drejt medaljes në Lojërat Evropiane Minsk 2019 të Bjellorusisë.

Majlinda pati mjaft punë në duel me zviceranen.

Kampionia Olimpike mundi zviceranen, Fabienne Kocher, kategoria -52 kg. Kelmendi u kualifikua në çerekfinale.

Majlinda tani do të ballafaqohet me Karolina Pienkowska, që është favorite trimerësha jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat