Kjo i ndodhi Nora Gjakovës në finale me rusen

Xhudo

Kjo i ndodhi Nora Gjakovës në finale me rusen

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:45
Nora Gjakova në çerekfinale në Minsk 2019

(E plotësuar) - Xhudistja Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane Minsk 2019 që po mbahet në Bjellorusi.

Nora fiton medaljen e argjendtë në kategorinë -57 kg, një sukses i madh, duke i sjellë medaljen e dytë Kosovës brenda një dite, pasi që pak minuta më parë Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në -52 kg.

Nora nuk ia doli në finale me rusen  Daria Mezhetskaia. Nora luftoi deri në pikën e fundit, por rusja doli më e suksesshme.  

Xhudistja Nora Gjakova është në finale e madhe në kategorinl -57 kg në Lojërat Evropian Minsk 2019 në Bjellorusi, pasi që e mposhtu portugezen Telma Monteiro. 

Nora Gjakova eliminon Pauline Starke (Gjermania),  kurse në gjysmëfinale ndeshet me Telma Monteiro nga Portugalia.

Edhe Nora Gjakova e ka nisur mbarë rrugën drejt medaljes në Lojërat Evropiane Minsk 2019, kategoria -57 kg.

Kampionia e Evropës 2018, mposhti në shënim të artë francezen e papërshtatshme, Priscilla Gnetto. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat