Rusia ka probleme me Kosovën në Bjellorusi 

Xhudo

Rusia ka probleme me Kosovën në Bjellorusi 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:50
Kuka e Majlinda

Rusia nuk ndihet mirë, është e poshtëruar nga humbja e Kosovës në Minsk, nga krenaria jonë Majlinda Kelmendi, në kategorinë -52 kg. 

Në Lojërat Evropian Minsk 2019 në Bjellorusi, rusët janë në probleme me Kosovën, sepse nuk gjejnë asnjëherë formulën si ta mposhtin kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi.

Natalia Kuziutina poshtërohet nga Majlinda, duke humb në finale me ippon. Ajo kokulur lëshoi arenën, kurse Majlinda feston fitoren.

Tani problemi tjetër për rusët është xhudistja tjetër Nora Gjakova në kategorinë -57 kg ku garuesja e tyre Daria Mezhetskaia është në stres. Rusia është në panik se brenda pak minutave mund ta pësojnë edhe humbjen e dytë rresht nga shteti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat