Cana reagon pas triumfit të Majlindës në ‘Minsk 2019’ - Bota Sot
Cana reagon pas triumfit të Majlindës në ‘Minsk 2019’

Xhudo

Cana reagon pas triumfit të Majlindës në ‘Minsk 2019’

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 00:30
Majlinda Kelmendi

Lorik Cana e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta lavdëruar xhudistin nga Kosova, Majlinda Kelmendin, e cila sot e fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Pasi ia siguroi Kosovën medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane të këtij viti, duke triumfuar kundër ruses Natalia Kuziutina në finale, Cana e përshkroi Majlindën si “imazhi i Kosovës” dhe “mbretëreshë të xhudos’’.

Rrugëtimin drejt së artës, xhudistja pejane e filloi në fazën e 1/8 të finales, pasi që rrethin e parë e kaloi në luftë. Në rrethin e dytë ajo pati punë me zviceranen Fabienne Kocher, të cilën e mposhti në “Golden Score”.

Pas triumfit në këtë fazë, Majlinda pati punë me polaken Karolina Pienkoëska, të cilën e mposhti me ippon në çerekfinale.

Paksa më të vështirë e pati xhdistja nga Kosova në gjysmëfinale, kur meçi me francezen Amandine Buchard u vendos vetëm në “Golden Score”. Megjithatë, Majlinda Kelmendi triumfoi edhe këtu, duke e siguruar një vend në finale dhe të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.

Por, për pejanen medalja e argjendtë nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo u sigurua që në finale ta sigurojë medaljen e artë. Triumfi i Majlindës, bën që flamuri i Kosovës të ngrihet më së larti në Minsk të Bjellorusisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...