Majlinda Kelmendi flet pas fitores, ja kujt ia dedikon medaljen - Bota Sot
Majlinda Kelmendi flet pas fitores, ja kujt ia dedikon medaljen

Xhudo

Majlinda Kelmendi flet pas fitores, ja kujt ia dedikon medaljen

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:15
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi ka bërë historinë me triumfin e saj dje në Minsk të Bjellorusisë, duke fituar medaljen e artë.

Kjo ishte medalja e parë e artë për Kosovën në një Kampionat Evropian, por gjithashtu e para edhe për Majlindën.

Pas këtij triumfi, xhudistja kosovare është shprehur shumë e lumtur, por ka treguar edhe për vështirësitë që hasi deri në këtë triumf.

“Sigurisht që po ndihem shumë e lumtur. Është hera e parë për mua që marrë pjesëë në Lojërat Evropiane, që në sportin tonë janë të njëjta me kampionatin evropian, arsye për të cilën marrim dy medalje në një ditë” ka thënë fillimisht Majlinda.

“Realisht ishte një ditë e vështirë dhe e gjatë, me mjaft stres, duke pasur parasysh se dy vitet e fundit nuk morra pjesë në kampionate, për arsye të lëndimeve. Sot isha mjaft e motivuar dhe besoj se gara shkoi shumë mirë.”

“Finalja shkoi ashtu siç dëshirova. Rusja është shumë e fortë fizikisht, por në fund bëra gjuajtjen e hodha dhe thjesht ndjeva atmosferën e mirë që ishte aty. Jo shpesh kemi mundësi të shohim shqiptarët të na përkrahin në këso nivele kështu që i falënderoj.”

“Këtë medalje ia dedikoj një personi që ishte shumë i veçantë për mua, djalit të tezës sime, Labinot Harbuzi, që fatkeqësisht e kemi humbur disa muaj më parë. Ai besonte gjithmonë në mua dhe këtë medalje ia dedikojë atij” ka thënë ndër të tjerash Majlinda.

Këtë intervistë të Majlindës e ka publikuar komiteti olimpik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...