Flamuri i Kosovës vendoset mbrapsht në Bjellorusi, dështim i organizatorëve

Xhudo

Flamuri i Kosovës vendoset mbrapsht në Bjellorusi, dështim i organizatorëve

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:35
Flamuri i Kosovës vendoset mbrapsht në Bjellorusi

Në ditën e parë të Lojërave Evropiane Minsk 2019, Kosova arriti dy medalje. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina.

Kurse Nora Gjakova fitoi medaljen e argendtë në kategorinë deri 57 kilogram, pasi që në finale u mposht nga xhudistja nga Rusia, Daria Mezhetskaia.

Gjatë ceremonisë për ndarjen e medaljës për Kelmendin u vërejt një detaj interesant.

Organizatorët e vendosën mbrapsht flamurin e Kosovës derisa po intonohej himni për të nderuar suksesin e Majlinda Kelmendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat