Gjakova: Prisja medaljen e artë

Xhudo

Gjakova: Prisja medaljen e artë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:17
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova

Dje gjatë garave në xhudo në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Nora Gjakova arriti ta fitoj medaljen e argjendtë në kategorinë -57kg.

Pas garave, xhudistja kosovare u shpreh pak e dëshpëruar pasi që sipas saj ajo ka pritur që të stoliset me medaljen e artë, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ajo humbi në luftën finale ndaj kundërshtares tejet të fortë ruse.

Gjakova: E lumtur që përfundova në podium

“Lojërat e kaluara kam fituar medaljen e bronztë tani në këto lojëra medaljen e argjendtë. Kam pritur me të vërtetë ta fitojë medaljen e artë. Kam qenë shumë mirë e përgatitur, por ky është sport gjithmonë ndodhin befasi. Nuk e pata fokusin aq mirë sa është dashur me pas në finale por prapë se prapë pasi përfundova në podium jam e kënaqur. Nuk e di më duket jam ngutur pak më shumë. Është një xhudiste shumë e rrezikshme dhe është dashur në fillim të jem më e kujdesshme se minutat e fundit e kam parë që është lodhur shumë por ishte shumë vonë dhe nuk kam mundur me kthy luftën”, tha Gjakova

Kujtojmë që Kosova numëronte vetëm një medalje në lojërat evropiane të kaluara dhe ajo ishte falë Nora Gjakovës e cila arriti ta fitonte medaljen e bronztë në vitin 2015 në Baku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat